Lajmërohet Kurti tregon se a është takuar me PAN

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e kryesisë pas zhvillimeve të fundit, ku dha dorëheqje kryetari i këtij subjekti, Yisar Ymeri.

Albin Kurti ka thënë për KTV se në rend dite kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për 2018-n.

“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha ai.

I pyetur se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti për KTV tha “Absolutisht jo”.

Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sfeçla e Liburn Aliu, ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Molliqaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme