Dorëheqjet e bujshme në Vetëvendosje!

Dorëheqja e Dardan Sejdiut nga posti i nënkryetarti të Vetëvendosjes dhe Këshillit të Përgjithshëm, është e treta prej zyrtarëve të lartë të kësaj partie, pas publikimit të ‘sms’-ve të cilët shfaqën pakënaqësitë brenda këtij subjketi politik.

Të martën nga Vetëvendosje dha dorëheqje edhe Visar Ymeri nga posti i kryetarit të partisë, ndërsa javë më parë nga organet drejtuese të kësaj partie u largua edhe Aida Dërguti, pjesë e grupit që kanë shfaqur pakënaqësi ku është edhe Dardan Molliqaj.

Krjet këto dorëheqje po ndodhin pasi një grup brenda kësaj partie janë shprehur të pakënaqur më mënyrën e funksionimit të VV-së. Ata janë ankuar se në këtë subjek nuk ka demokraci të brendshme, duke bërë fajtorë për këtë, ish-liderin e këtij subjekti Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit nuk ka komentuar shumë zhvillimet e brenda subjektit që e kishte themeluar, por ka bërë thirrje që së bashku të tejkalohen këto probleme. Kurti përkundër pakënaqësie ndaj tij, ka kandiduar për tu zgjedhur kryetar i subjektit.

Ndarjet në Vetëvendosje u shpërfaqen pas bulikmit të disa ‘sms’ brenda një grupi të përbashkët të anëtarëve të këtij subjekti, ku në ditën kur Kurti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, për tu dërguar në gjyaktë për hedhje të gazit- lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Në atë ditë Aida Dërguti kishte përdorur shprehje ofenduese ndaj Kurit, kur kishte pyetur nëse ai  ishte është arrestuar.

Problemet në Vetëvendosje u shfaqën në një periudhë, ku kjo parti u rrit, duke dalë si subjekti më i votuar në zgjedhjet parlamentare, dhe një suksesi  relativishtë të mirë në ato lokale, duke ruajtur udhëheqjen në Prishtinë, e duke fituar Prizrenin e Kamenicën.

Analistët politik kanë vlerësuar se grupi kundër Kurtit mund të formojnë subjekt të ri politik./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme