Në ditën e tretë të vitit 2018 në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, 32 nëna kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.
Në raportin e klinikës janë shënuar 15 lindje me djem dhe 17 me vajza. Sipas raportit, tetë nëna kanë kryer lindjen me operacion cezarian.
Ndërsa janë 15 gra që janë bërë nëna për herë të parë në ditën e djeshme.
Ndërkohë që dje në Gjinekologji janë shënuar 22 lindje. Prej tyre 12 vajza e 12 djem. Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 6 nëna, ndërsa po aq janë bërë nëna për herë të pare