Libri i gazetarit pritet të shokojë botën: Trump po provon ta ndalë botimin e tij

Javën që vjen, gazetari veteran Michael Wolff do të botojë librin e tij të shumëpërfolur “Fire and fury: Inside the Trump White House” [shq. Zjarr e tërbim: Brenda shtëpisë së bardhë të Trumpit].

Ato që përfliten si pretendime të librit janë të tmerrshme. Wolff thuhet se pretendon që Trump dhe stafi i tij nuk besonin se do të fitonin garën presidenciale ndaj Hillary Clintonit. Madje, presidenti i tanishëm i ShBA-së, Donald Trump, i kishte thënë gruas së tij, Melanie-t se nuk do të fitonte, duke e qetësuar. Por, kur kishte fituar, ajo kishte qarë – dhe jo nga gëzimi.

Gazetari bën të ditur se Trump konsumon shumë shpesh McDonalds shkaku i frikës së helmimit.

Në inaugurimin e Trumpit si president ai vetë por edhe gruaja e tij kishin qenë shumë të irrituar, me mospjesëmarrjen e shumë njerëzve të rëndësishëm në të. Kur ishte vendosur në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ishte ndjerë shumë i frikësuar, dhe kishte vendosur të bënte modifikime.

Ndërkohë që Steve Bannon, e ka përshkruajtur takimin e djalit të Trumpit me avokatin rus, si takim “tradhëtie”.

Shefi i stafit të Trumpit ndërkohë, mësohet në libër, që e kishte quajtur presidentin “gjysëm-analfabet” dhe njeri “që nuk lexonte kurrë” – përcjell Periskopi.

Trump ndërsa po provon që përmes avokatit të tij ta bllokojë daljen e librit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme