Drejtori i Urbanizmit në Gjilan pos për kanosje ndaj gazetarit akuzohet edhe për keqpërdorim të detyrës

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu, do të dalë i lirë pas 48 orësh të kaluara në mbajtje, raporton KTV.

Rasti ndaj Shefkiut do të shkojë në procedurë të rregullt, pasi prokuroria nuk ka kërkuar ndonjë mase sigurie ndaj tij dhe sipas kryeprokurorit të Gjilanit, ai e ka pranuar pjesërisht veprën.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar kallëzimin penal kundër Valon Shefkiut, me ç’rast ka marrë në pyetje të njëjtin, i cili pjesërisht ka pranuar veprën penale, por jo edhe kërcënimin që ia ka bërë pronarit të portalit “Rajonipress”, ndërkohë që do ta marrim në pyetje edhe gazetarin e kërcënuar dhe do të vendoset në procedurë të rregullt më tutje.

Por, avokati Sherif Sherifi pretendon se biseda e zhvilluar mes Shefkiut dhe gazetarit Sabedini ishte e karakterit sqarues dhe se nuk ka elemente të veprës penale.

Drejtori i Urbanizmit, Shefkiu, përveç rastit që Gjykata e Apelit ia riktheu në rigjykim, ka edhe një rast tjetër, në të cilin gjykohet po ashtu për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Komuna e Gjilanit, të mërkurën, shprehu keqardhje për gjuhën e drejtorit të saj të përdorur nga drejtori Shefkiu, por nga ky reagim, ka mbetur i pakënaqur gazetari Sabedini.

Për këtë rast, reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar që rasti të trajtohet me prioritet dhe që kërcënuesi të marrë dënimin e merituar.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme