Përfundon mbledhja e VV-së, flet Glauk Konjufca: Ja çfarë u diskutua!

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku u diskutua lidhur me problemet nëpër të cilat po kalon ky subject politik dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlametnar të VV-së, Glauk Konjufca, ku përsëriti edhe njëherë qëndrimin e VV-së karshi Gjykatës Speciale, duke thënë se është një gjykatë e padrejtë.

“U diskutuan shumë çështje të rëndësishme, edhe në ato për të cilat ndodhin në Vetëvendosje por edhe në ato për Kosovën, si çështjen e Gjykatës Speciale.

Ne jemi kundër Gjykatës Speciale, pra e kemi mendimin e njëjtë, arsyet i dini. Në anën tjetër jemi duke I konsideruar edhe si lojëra politike, këto që po bëhen për Gjykatën Speciale. Unë mendoj që lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet personale”, tha Konjufca, raporton Gazeta Blic.com

Tutje ai ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, se çdo incaitivë që e nis duke u thirrur në atë se po e bën për të mirë të Kosovës e kthen në të mirën e vetvetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme