Ky është tërmeti i 1979-ës në Mal të Zi, që shkaktoi viktima edhe në Shqipëri

Në vitin 1979 , Mali i Zi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 9.5 shkallë të Merkalit që tronditi të gjithë vendin.

Ky tërmet që kishte epiqendrën në vijën bregdetare me Shqipërinë kishte lënë të vdekur 101 persona në Mal të Zi, dhe 35 në Shqipëri.

Tërmeti ishte ndjerë edhe në Shkup, dhe në viset tjera Shqiptare, ku gjithsej 450 fshatra ishin rrafshuar me tokë gjatë asaj periudhe.

Ky tërmet i madh ishte përcjell edhe me rreth 400 tërmete tjera të shkallës 3.5-4.0 shkallë të Rihterit.

Nga ndihmat ndërkombëtare edhe pesë vjet më vonë Mali i Zi ishte në rindërtim e sipër, brigjet e Budvës dhe Kotorrit ishin ende të rrënuara, ku Mali i Zi vuajti pasojat e atij tërmeti edhe shumë vjet më vone.

Ndërkaq edhe sot në Mal të Zi u regjistrua një tërmet mirëpo në përmasa shumë më të vogla që nuk shkaktoi viktima ose dëme të theksuara materiale./Lajmi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme