Abdixhiku: Izolimin e vendit ta parandalojmë të gjithë, kjo s’është betejë vetëm e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, nuk është patriotik e as interes i qytetarëve të Kosovës.

Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se veprimet e koalicionit qeverisës PAN janë të qarta dhe do të prodhojnë vetëm izolim.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tanë. Është veçse një avanturë e rrezikshme politike, me fund të paparashikueshëm për Republikën.

Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata – prodhojnë veçse izolim për vendin tonë.

Por izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve tanë. Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve.

Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme