Qeveria Haradinaj nuk pranon që të rritet paga minimale në 250 euro

Ministria e Financave nuk e ka ndërmend të mbështesë idenë e Këshillit Ekonomik Social për rritjen e pagës minimale prej 250 eurosh.

Vendimin për të mos i mbështetur kolegët e tij ministra, por edhe anëtarët tjerë brenda këtij këshilli, ministri Hamza e ka lidhur me dy rreziqe, raporton KTV.

Këto komente, Hamza i ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve, me të cilët ka diskutuar veprimet e reja që do të ndërmerren për të ndihmuar rritjen e zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për rritjen e pagave në sektorin publik dhe agjendën e madhe politike që po i dëmton proceset ekonomike.

Hamza ka paralajmëruar kalimin e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi, duke paralajmëruar reforma të shumta, që sipas tij, do të lehtësojnë shumë punën e bizneseve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme