Ivanoviq: “Koalicioni i luftës” nuk i ka votat për shfuqizimin e Speciales

Parlamenti i Kosovës është në pushim përgjatë këtij muaji, por mundësia e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales mund të thirret pas 15 janarit.

Por, zhvillimet në këtë temë po i komentojnë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovës.

Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës qytetare të Serbisë për demokraci dhe drejtësi, ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ta shfuqizuar këtë ligj, transmeton lajmi.net

“Veç votave në parlament, koalicioni i luftës nuk ka as mbështetje publike për shfuqizimin e ligjit. Në fakt ata kaluan në një histori ku udhëheqësit e UÇK-së janë të tronditur. Në të njejtën kohë, shqiptarët e Kosovës nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga mbështetja e Amerikës. Dihet se ambasadori i SHBA-së në Prishtinë ka thënë disa herë se kjo do të ishte thikë pas shpine për ta”, ka deklaruar Oliver Ivanoviq.

Ky i fundit i ka komentuar edhe zhvillimet në Lëvizjen Vetëvendosje pas dorëheqjeve të shumta.

Ai ka thënë se gjithçka lidhet me postin e të parit të VV-së, çka ka qenë edhe arsyeja për përçarjen në këtë parti.

“Vetëvendosja ka hyrë në një vorbull të brendshëm, sepse Albin Kurti që gëzon popullaritet të madh në mesin e përkrahësve, dëshiron të kthehet në pozitën e të parit, çka e ka befasuar Visar Ymerin dhe bashkëpunëtorët e tij”, thotë Ivanoviq.

Ndryshe Oliver Ivanoviq në zgjedhjet lokale kishte garuar për të parin e Mitrovicës Veriore, por që nuk kishte arritur të dalë fitues. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme