Aty përmenden edhe kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.
Më pas në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Eu Observer ka transmetuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.
“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish-guerilen e UÇK-së”, shkruan EU Observer.
Po ashtu, aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.
Këtu e gjeni: Tekstin e plotë në EU Observer