Kryeministri Haradinaj: Me Listën Serbe nuk kam diskutuar për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se për transformimin e FSK-së në FAK nuk ka biseduar asnjëherë me Listën Serbe.

Haradinaj sot nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale pasi që sipas tij ato i ka thënë ditën e djeshme.

Këto deklarata kryeministri i Kosovës i tha pas një takimi që pati me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, takim ky që ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë.

Haradinaj tha se takimi kishte karakter pune pasi që Ministria e Bujqësisë është e rëndësishme e cila ka një buxhet prej 48 milionë eurove grante dhe subvencione për fermerët.

“Të gjitha këto subvencione dhe grante do të ishte mirë që të shpërndahen në mënyrë të drejtë tek fermerët”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme