Përveç deputetes Time Kadriaj, në ndihmë shefit të partisë Ramush Haradinaj i ka dal edhe ministri Pal Lekaj. Kësisoj, edhe ky duke sulmuar deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, dikur anëtare e AAK-së.
Kadrijaj i del krah Haradinajt kundër ish-koleges së saj
Ia ka kujtuar Kadaj Bujupit lotët që kishte derdhur për atëbotë shefin e saj në parti.
“Dikur qaje pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit. Sot po bënë thirrje të mos jetë aty. Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për “politikë me moral”, Donikë!?”, ka shkruar Lekaj.