Dhjetëra të vdekur nga përplasja e dy anijeve në Kinë

Një anije-cisternë me naftë është përplasur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, me ç’rast 32 vetë, shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur.

Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin Sanchi, pas përplasjes që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri, transmeton rel.

Në anije gjendeshin 136 tonelata të kondenzatit, një lloj i naftës iraniane i papërpunuar, që është ekuivalent i afro 1 milion fuqive, me vlerë prej 60 milionë dollarëve.

Ministria e transportit e Kinës tha se të 21 anëtarët kinezë të ekuipazhit të anijes transportuese janë shpëtuar. Në këtë anije, me flamur të Hong-Kongut, e cila është dëmtuar, gjendeshin 64 tonelata grurë.

Autoritetet thanë se operacionin e shpëtimit po e vështirëson moti i keq dhe retë e tymit, që po dalin nga anija-cisternë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme