Kush po frikësohet nga ‘tradhtia’ e Vuçiqit rreth Kosovës?

Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodoske të Serbisë në Mal të Zi, ka shfaqur frikën se politika e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë e të Kosovës, njoftojnë medie malazeze.

“Me Vuçiqin nuk kam pasur kurrfarë konflikti. Ai është kryetari i për serb që ka qenë në Kuvendin kishtar … Tani po frikohem se politika e tij shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar” ka thënë Amfilohije më intervistën për televizionin e Hercegnovit tv novi, përcjell Koha.net

Ai ka theksuar se “Apeli për mbrojtjen e Kosovës”, është shkruar për shkak të “mosbesimeve dhe kombinimeve që po bëhen”.

Amfilohije është njëri nga nënshkruesit e këtij Apeli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme