Gazetari Berat Buzhala po flet në Klan Kosova për punën e Ramush Haradinajt, veçanërisht rreth demarkacionit dhe iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale.
Ai kritikoi në disa forma Ramush Haradinajn se po i mban të izoluar qytetarët me moskalimin e demarkacionit, shkruan gazetametro.net.
Buzhala tha ndër të tjera se kjo qasje e politikanëve, që fëmijët e tyre i dërgojnë në qendra të skijimit, ndërkohë që fëmijët e qytetarëve po izolohen, është hipokrizi.
Pas kësaj, Baton Haxhiu i tha Berat Buzhalës se edhe ai po skijon nëpër Zvicër, duke ia bërë të ditur se edhe ai po del lirshëm jashtë vendit.
Por, Berat Buzhala i tha Baton Haxhiut se ai ‘nuk bëhet hipokrit për t’u thënë të tjerëve rrini në Kosovë’. Sipas Buzhalës, politikanët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërkaq ai jo.
‘Unë e kam rrogën ma të madhe se Haradinaj. Edhe ma të madhe se Thaçi. Por unë nuk paguhem nga buxheti i shtetit, ata po’, ka thënë Buzhala.
Ndryshe, Berat Buzhala vazhdimisht ka kritikuar politikanët që vetë po i shfrytëzojnë vizat dhe po lëvizin lirshëm, ndërkohë që me moskalimin e demarkacionit, po i izolojnë qytetarët pasi ky proces ka mbetur si kusht për vizat./gazetametro.net