Ymeri ka përkujtuar prijësin e protestave, Rektorin Ejup Statovci

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka përkujtuar sot protestimin e studentëve dhe profesorëve në vitin 1997.

Ymeri ka theksuar se 19 vite më parë studentët e UP-së të prirë nga Rektori Ejup Statovci, u ngritën kundër okupimit, aparteidit dhe fashizmit.

Sipas tij kjo protest e studentëve ka domethënie të madhe për historinë e Kosovës. Ishte ajo që ngulmonte në angazhim kolektiv, bashkim në përpjekje për çlirim nga Serbia e për barazi mes nesh.

Gjithashtu Ymeri ka thënë se rezistenca e studentëve nuk do të ishte e plotë pa angazhimin e profesor Statovcit.

Ky është postimi i plotë:

Më 1 Tetor 1997, 19 vite më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, u ngritën kundër okupimit, aparteidit, fashizmit. Kjo protestë e studentëve ka domethënie të madhe për historinë e Kosovës. Ishte ajo që ngulmonte në angazhim kolektiv, bashkim në përpjekje për çlirim nga Serbia e për barazi mes nesh. Ishte dëshmi që në Kosovë ka një popull të vendosur kundër shtypjes, të guximshëm kundër dhunës, që janë të gatshëm për sakrificë e të bashkuar për liri e barazi.

Profesori Ejup Statovci ngërthen figurën e intelektualit të angazhuar. Intelektualit që e drejton vullnetin e popullit përkundër vështirësive të kohës. Guximi i tij për të marrë përgjegjësi dhe për të qenë në ballë të protestës studentore ishte i shembullt. Profesori Ejup Statovci u arrestua disa herë nga policia e Serbisë.

Rezistenca e studentëve nuk do të ishte e plotë pa angazhimin e profesor Statovcit. Ai fatin e tij individual, nuk e shihte jashtë rrethanave dhe fatit të popullit.

1 Tetori 1997 ishte kthesë në histori, ishte Ngjarje. Kështu, jehona e tij është e zëshme edhe sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme