Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Amfilohije ka vazhduar në distancë polemikën me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth Kosovës.Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Vuçiqit dhe se çështja e Kosovës është çështje e fatit të popullit.“Vuçiq është kryetar i Serbisë dhe përgjegjësia e madhe bie mbi supet e tij. Ai këtë përgjegjësi nuk ka të drejtë ta heqë nga vetja, siç është tendenca tash. Kosova është çështje të gjithë neve. Po të mos kishte qenë Kisha, nuk do ta kishim pasur çlirimin e Kosovës në vitin 1912, as nuk do ta kishim ruajtur Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit” .
Ka thënës se Kisha nuk e dënon askënd që paraqet qëndrim për Kosovën, porse vetëm shfaq shqetësimin për siç e ka quajtur ai, “pjesën më të rëndësishme e më të ndritshme të shtetit serb”.Ai e ka quajtur të papranueshme arritjen e çfarëdo marrëveshjeje detyruese me, siç i ka quajtur ai, udhëheqësit e Kosovës, “terroristët që e udhëheqin Kosovën e pushtuar”.“Ata janë një grup grabitësish. Nuk janë madje as përfaqësues të popullit shqiptar, porse për qëllime të veta i kanës shfrytëzuar shtetet që e kanë bombarduar Serbinë e Malin Zi dhe i kanë instaluar në vende udhëheqëse në Prishtinë”, ka thënë për ai portalin serb “in4s” mitropolit Amfilohije, përcjell “blic”.Ai thekson se me “të tillët nuk mund të ketë as ujdi e as marrëveshje dhe se shqiptarëve nuk mund t’iu jepet ajo nuk iu takon në asnjë mënyrë.
Mitropoliti ka thënë se për Kishën Ortodokse Serbe është i papranueshëm çfarëdo marrëveshjeje që do ta rrezikonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.“Diçka të tillë nuk do ta pranojë askush i arsyeshëm te populli serb, e jam i sigurt as te shqiptarët, sepse e ardhmja e askujt nuk mund të ndërtohet në rrëmbime krim”, tha ai.