Në Kosovë po qëndrojnë të dërguar të posaçëm të BE-së për Gjykatën Speciale

Më 10 dhe 11 janar 2018 në Kosovë do të qëndrojnë të dërguar speciale të Evropës Jug-perëndimore dhe Shteteve të EFTA-së.

Nga Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë është Dr. Christian Hellbach dhe kryetari i Departamentit të Ballkanit Perëndimor te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Mr. Thomas Bertin, që do të qëndrojnë për një vizitë të përbashkët, njofton Ambasada e Francës në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.

Në kuadër të vizitës së tyre, ata do të takojnë presidentin, Hashim Thaci, kryeministrin, Ramush Haradinaj, ashtu sikurse edhe zëvendëskryeministrat si dhe përfaqësues të partive politike si dhe pjesëtarë nga shoqëria civile.

Kjo vizitë bëhet pasi Berlini dhe Parisi janë të brengosur rreth përpjekjeve për të shfuqizuar ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Tema të mëtejme që do të diskutohet, janë edhe, vazhdimi i domosdoshëm në reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë të domosdoshme për vendosjen e mëtejme të marrëdhënieve fqinjësore të Kosovës, drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme