Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Ish- kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së është dërguar për në Spitalin Amerikan pasi që kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Nga LDK-ja kanë bërë të ditur që Mustafa këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

Gjendja shëndetësore e tij është duke u përmirësuar dhe shumë shpejtë pritet rikuperimi i plotë.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike” thuhet në komunikatën e LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme