Lidhja Arabe i kundërpërgjigjet Trumpit për Jerusalemin

Lidhja Arabe do të takohet më 1 shkurt për të diskutuar si të kundërshtojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, MENA.

Gjashtë ministrat e Jashtëm arabë, të cilët janë takuar javën e kaluar në Amman, kanë thënë se shtetet arabe do të nisin hapa diplomatikë për t’i bindur Kombet e Bashkuara që të njohin si shtet Autoritetin Palestinez me kryeqytet, Jerusalemin Lindor, transmeton Reuters.

Disa ditë pas vendimit të presidentit Trump, ministrat arabë e patën cilësuar këtë vendin si “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”, përcjell REL.

Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat kryesore për arritjen e ndonjë marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme