Ish- kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa është dërguar për në Spitalin Amerikan pasi që kishte pasur disa probleme shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Ekipet e Klan Kosovës të cilët po qëndrojnë para spitalit kanë raportuar se për ta vizituar Mustafën ka shkuar edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nga LDK-ja kanë bërë të ditur që Mustafa këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.
Gjendja shëndetësore e tij është duke u përmirësuar dhe shumë shpejtë pritet rikuperimi i plotë.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.