Tre vjet më parë, Liridon Kabashi ishte në Lindje të Mesme, duke u trajnuar për të luftuar përgjatë Shtetit Islamik. E tani që është kthyer, ai dhe disa të tjerë të kthyer janë duke punuar për të ndaluar të tjerët që të ndërmarrin të njëjtën rrugë.
Gjatë katër vjetëve të Kosovës, Kosova ka kontribuar me më shumë luftëtarë për kokë banori në konfliktet në Irak e Siri se çdo vend tjetër evropian. Më shumë se 300 kosovarë kanë shkuar në Lindje të Mesme dhe së paku 50 prej tyre kanë vdekur atje, shkruan Reuters.
Duke iu përgjigjur presionit evropian dhe atij amerikan për të bërë më shumë që të pengojnë këtë rrjedhë, Kosova vitin e kaluar miratoi një ligj të ashpër që do të dënonte me 15 vjet burgim këdo që do të luftonte në luftëra të huaja, transmeton Koha.net.
Por, të kthyerit thonë se dënimet e ashpra nuk janë përgjigja. Një grup prej tyre kanë krijuar një organizatë bamirësie që është e përkushtuar të ndalojë rekrutët potencial të Shtetit Islamik për t’u larguar, dhe të ndihmojë ata që kthehen për t’u ri-integruar.
“Ata nuk kanë nevojë për ushtarë të huaj”, shprehet Kabashi, 29 vjeçar, duke theksuar llojet e mesazheve që përdor për t’iu ndërruar mendjen njerëzve që duan të largohen.
Së paku 70 kosovarë besohet se ende janë në zonën e luftës, dhe perspektiva e dënimit me burg do të dekurajojë ata që të kthehen në shtëpi, thotë Albert Berisha, gjithashtu 29 vjeç, i cili është në pritje të rezultatit të ankesës së tij rreth dënimit për 3 vjet e gjysmë.
“Nuk mund t’iu ofrosh mundësinë që të zgjedhin ndërmjet burgosjes apo vdekjes në luftë”, ka thënë ai në zyrën përball stacionit të Policisë në Kosovë. “Duam që t’iu tregojmë atyre se ekziston edhe opsioni i tretë: ai ri-integrimit dhe ri-socializimit”.
Ekspertët thonë se militantët, njëherë të izoluar në burg nga shoqëria kosovare, mund të bëhen edhe më të radikalizuar.
Myslimanët e Kosovës kryesisht janë laikë, trashëgimi 50 vjeçare e shtetit zyrtar ateist të Jugosllavisë, por një fluks i parave të shteteve të Gjirit në bamirësi fetare dhe xhami pas lufte ndihmoi në përhapjen e leximit fundamentalist të fesë.
Berisha thotë se ishte kthyer në shtëpi sa më shpejtë që kishte kuptuar se do të luftonte përkrah Shtetit Islamik, jo grupit rival me të cilin kishte pritur që të bashkohej. Kabashi, gjithashtu ka thënë se ka stërvitur, por asnjëherë nuk ka marr pjesë në luftë.
Ata janë duke kërkuar fonde nga Bashkimi Evropian dhe Qeveritë perëndimore që ta marrin mesazhin e tij për të kthyerit e tjerë të rinj. Gjithashtu edhe Qeveria e Kosovës ka lansuar një program për rehabilitimin e të kthyerve pasi kanë kryer shërbimin e tyre.
Përderisa ende është shumë herët për gjykuar ndikimin e grupit Kabashi, që së fundmi ka filluar të funksionojë, mund të jetë ndihmesë për Qeverinë që të dekurajojë militantët e rinj që të shkojnë në Lindje të Mesme.
Autoritetet thonë se nuk kanë asnjë të dhënë që dikush ka shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak në këtë vit./koha.net