Shkarimi i Bordit mund të largojë edhe Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”

Ish-udhëheqësi i Bordit të UP’së, Ismet Salihu, ka thënë se Ministri i Arsimit e ka shkarkuar bordin pa kurrfarë paralajmërimi. Ka thënë se tash mund të shkohet edhe më tutje duke kërkuar shkarkimin edhe të Rektorit të UP’së, Marjan Dema. Ai ka thënë se një gjë e tillë është gabim nëse ndodh.

Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, e ka shkarkuar edhe Bordin e Universitetit të Prishtinës. Ka larguar katër anëtarët që i emëron Ministria.

Ish-Kryetari i këtij Bordi, Ismet Salihu, thotë për Express se vendimi ka qenë i papritur pasi në dy vitet e fundit gjendja në UP është stabilizuar.

Por, a mund të shkarkohet edhe Rektori i UP’së tash pas largimit të Bordit?

Ismet Salihu thotë se edhe ajo mund të ndodhë.

“Mund të ndodhë të kërkohet edhe shkarkimi i Rektorit. Por, një gjë e tillë është gabim”, ka thënë Salihu, për Express, të shtunën.

Aktualisht, Rektor i UP’së është Marjan Dema, i ardhur në krye të UP’së me pajtimin edhe të PDK’së.

Sidoqoftë, Bordi i shkarkuar i UP’së ishte kritikuar pse së fundmi mori një vendim e pastaj e anuloi për zbritjen e çmimit të bursave.

Por, Ismet Salihu thotë se shkarkimi i tyre nuk ka ardhur për shkak të këtij problemi. Thotë se kjo çështja është zgjidhur.

“Jemi shkarkuar pas asnjë paralajmërim. Nuk i di motivet dhe as arsyen e këtij shkarkimi”, ka thënë ai.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme