Oliver Ivanoviq, lider i Iniciativës Qytetare SDP, u vra para zyrës së tij mëngjesin e hershëm të ditës së martë, me pesë plumba në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës që po heton rastin ka thënë se ka gjetur prova në vendin e ngjarjes.
“Besohet se personat e parë që e kanë parë trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit kanë qenë disa fëmijë, të cilët kanë qenë duke shkuar në shkollë. Oliver Ivanoviq është qëlluar me pesë plumba, në shpinë, nga një makinë e cila ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe më pas është ndalur. Së paku kështu thotë avokati i të ndjerit. Pas rastit, janë shtuar dukshëm forcat policore dhe ato të KFOR-it”, ka thënë Policia.
“Janë caktuar dy prokurorë special për ta hetuar rastin. Kohë më parë, vet i ndjeri pati thënë se ndjehet i pasigurt për jetën e tij, duke përjashtuar gjithmonë shqiptarët si sulmues potencial, por duke lënë serbët dhe kundërshtarët e tij politikë”, deklaroi Policia e Kosovës.