Lekajt i kërkohen llogari pse ia dha 63 milionë shtesë Bechtel&Enka’s

Kontratën, raportin e menaxherit të kontratës dhe korrespondencat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për pagesë shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën “Arbën Xhaferi”, i kanë kërkuar deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga MI-ja.
Bashkë me këto materiale, ata të martën në mbledhjen e komisionit janë dakorduar që në një nga mbledhjet e radhës të thërrasin për raportim ministrin Pal Lekaj, për të sqaruar se si ka ardhur deri te kjo shumë që shteti duhet të paguajë, shkruan sot Koha Ditore.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, anëtare e Komisionit nga Grupi parlamentar i LDK-së, ka theksuar se çështja e dënimit nga ana e kompanisë “Bechtel & Enka” duhet të jetë pjesë edhe e diskutimit dhe trajtimit, pasi, siç ka thënë, në deklarata publike të zyrtarëve qeveritarë ajo shumë duhet të paguhet deri në muajin mars.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme