Mjekët arrijnë që të shpëtojnë nipin e tij, kështu që një sipërmarrës italian, donte të shprehte mirënjohjen për punën e tyre.
Një burrë 72 vjeç nga Verucchio (Rimini), i dhuroi spitalit Gaslini të Genova 800 mijë euro, pasi mjekët e spitalit pediatrik mundën të kuronin dhe shpëtonin nipin e tij, i cili ishte prekur nga kanceri në tru dhe që në momentin e diagnozës ishte vetëm 2 vjeç.
Me shumën e dhuruar, spitali ngriti një skuadër neuro- onkologjie të specializuar për meduloblastoma, llojin e tumorit i cili hapet më shpesh tek fëmijët.
“Nuk e quaj veten një njeri special. Uroj vetëm që që veprimi im të prekë edhe njerëz të tjerë në shërbim të kësaj sëmundje”, tha i moshuari.
Gjithçka nisi pesë vite më parë kur i moshuari siç raporton noa.al, kishte çuar djalin e vajzës në spitalin Gaslini, për shkak të një tumori në tru.
“Në spitalin e Bologna na thanë se nuk kishte shumë shpresë. I’u drejtuam atij të Gaslini dhe për tetë muaj jetuam në Genova. Që nga ai moment kanë kaluar pesë vjet. Nipi im shkon në klasë të parë dhe është një fëmijë i lumtur”, tregon 72- vjeçari, i cili falënderon mjeken Maria Luisa Garre, e cila drejtoi kurimin dhe trajtimin e të miturit.
Sipërmarrësi dhuroi fillimisht 500 mijë euro kur situata e nipit nuk ishte ende e qëndrueshme, me synimin që të shërbenin në funksion të nipit.
Ai tregon se paratë u përdorën për synim të mirë, kështu që dhuroi edhe 300 mijë euro me shërimin e të vogël. Paratë e dhëna nga i moshuari shërbyen për të punësuar një kirurg onkolog, një neuroradiolog dhe një psikologe.