Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur si urim për një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësite tij në rrjetin social Facebook, imazhin spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut
“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.