Trumpi përjashton nga konferenca gazetarin e CNN-it

Donald Trump i ka drejtuar gishtin gazetarit të CNN-it, Jim Acosta dhe i ka thënë “jashtë” gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi ishte me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev në momentin kur Acosta e pyeti për deklaratën kundërthënëse lidhur me “shtetet e pista”.

Në video dëgjohet fillimisht një punëtore e mediave në zyrën e Trumpit duke thënë “Faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, duke paralajmëruar se konferenca po mbyllej, transmeton Koha.net.

Gazetari i CNN-it nuk i pengon ky paralajmërim për ta pyetur përsëri Trumpin: Zotëri President a po thoni që të vijnë njerëz nga Norvegja? A po thoni që të vijnë më shumë njerëz nga Norvegjia?”

Ndërsa Trump përgjigjet: “Dua të vijnë nga të gjitha vendet”.

“Faleminderit Jim. Është koha për t’u larguar”, dëgjohet duke thënë përsëri zyrtarja për media.

Por Acosta i CNN-it tenton që t’ia bëjë edhe një pyetje.

“Vetëm vendet kaukaziane ose vendet me njerëz të bardhë, zotëri? Apo doni të thoni që të vijnë njerëz nga vendet tjera të botës, njerëz me ngjyrë?” e pyet gazetari.

Trumpi pastaj e shikon Acostan dhe ia drejton gishtin duke thënë: “Jashtë”.

Acosta me një seri të postimeve në Twitter ka thënë se kurrë në karrierën e tij nuk i ka ndodhur një gjë e tillë dhe se këtë nuk e kishte pritur nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe në një vend si Amerika.
https://www.youtube.com/watch?v=O_TkIYJQPY8

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme