Vuk Drashkoviç akuzon Beogradin: Vrasja e Oliverit, tipike millosheviçiane

Vuk Drashkoviç, ish-shefi i fundit i diplomacisë së Jugosllavisë, njëkohësisht dhe një nga krerët e opozitës serbe dhe kundërshtar i ashpër i Vuçiç, e ka cilësuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit si “tipike millosheviçiane”.

Drashkoviç ka deklaruar se të shtënat ndaj Oliver Ivanoviçit janë të shtëna ndaj Marrëveshjes së Brukselit, dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetit të rajonit dhe rrugës europiane të Serbisë.

“Oliver Ivanoviç ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, tha Drashkoviç.

Ai gjithashtu ka shtuar se autoritetet në Kosovë duhet ta zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin e krimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme