Ditëve të fundit zhurma shurdhuese e gjeneratorëve rrugëve të Pejës sërish është kthyer.
Në trotuaret, oborret dhe para e prapa lokaleve janë nxjerrë prapë këta prodhues të energjisë elektrike. Qytetarët dhe pronarët e lokaleve nuk kanë informacione pse po ndodh sërish ky reduktim i rrymës, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qe disa ditë prapë u dashtë me e nxjerrë agregatin jashtë. Nuk e dimë se çka po ndodh e as nuk na ka lajmërua kush pse këto reduktime tash”, ankohet Agim M., pronar i një lokali në qytet.
Edhe qytetarët ankohen për mungesën e rrymës dhe për zhurmën prej gjeneratorëve nëpër rrugë si shkak i reduktimeve që po zbatohen nga KEDS-i gjatë 24 orëve në tërë qytetin dhe në lagjet e Pejës.