Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.
Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, transmeton Klan Kosova.