Qyteti i alfabetit shqip ka zbardhur me parullën që kërkon vdekjen e shqiptarëve.
Ka pushtuar rrjetet sociale një foto nga qyteti i Manastirit, ku në një mur shkruan “Vdekje për shqiptarët”, raporton gazeta Lajm.
Grafiti është shkruar në dy gjuhë, si ironi për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Thirrjet naciste në Maqedoni po marrin hov në Maqedoni, pas miratimit të ligjit për gjuhët, si nëpërmes grafiteve ashtu edhe nëpërmes intelektualëve maqedonas.