Wikileaks do të trondisim zgjedhjet presidenciale në SHBA

Sakte.net / e Martë 04 Tetor 2016 – 15:32

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka thënë sot se kjo organizatë do t’i publikojë rreth një milion dokumente, në lidhje me tri qeveritë e mëparshme dhe zgjedhjet amerikane para fundit të këtij viti.

Assange e ka mohuar se publikimi i dokumenteve, në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA ka për qëllim specifik dëmtimin e kandidates demokrate për presidente, Hillary Clintonit, duke thënë se ai është cituar gabimisht kur ka folur për këtë çështje, transmeton Express.

Ai, po ashtu ka sinjalizuar për ndryshime, në mënyrën se si Wikileaks organizohet edhe financohet, duke thënë se kjo organizatë shumë shpejt do ta hapë një anëtarësi të veten.

Ai, tha se organizata është duke shikuar mundësinë e rritjes së punës përtej 100 mediumeve, me të cilat, veçse punon tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme