Vëllai i deputetit Rexhep Selimi, Islam Selimi ka mbetur i plagosur mbrëmë pas të shtënave me armë në Komoran, shkruan Periskopi.
Ende nuk dihen motivet e plagosjes.
Lajmin e konfirmoi edhe vetë deputeti Selimi, i cili tha se nuk i di rrethanat e ngjarjes, pasi është jashtë vendit.
Mbrëmë Kallxo.com raportoi se Islam Selimi është parë teksa del nga QKUK-ja pasi kishte marrë tretmanin mjekësor, dhe më pas ka vazhduar në një makinë të policisë.
Kësisoj, gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë.
Ky është vëllai i Rexhep Selimit që mbeti i plagosur mbrëmë: