Aleksander Vuçiq ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Ai sot shkon në Manastirin e Banjask në komunën Veriore të Kosovës, Zveçan.
Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet pak ditë pasi u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq. Shefi i Shtetit serb pritet të bëjë homazhe edhe në Veri të Kosovë, në vendin ku u vra ish-deputeti i Kosovës.
Veç kësaj, Vuçiq pritet të vizitojë edhe Universitetin e Prishtinës që ndodhet në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Fakultetin Teknik. Është paralajmëruar se atje do të shkojë pas orës 12.
Përpos Veriut, Vuçiq pritet të vizitojë edhe komunat jugore me shumicë serbe. Pasdite, Vuçiq do të vizitojë Graçnicën dhe Manastirin e këtij qyteti.
Aleksander Vuçiq kishte dënuar vrasjen e Ivanoviqit, i cili ishte kundërshtar i tij politikë. Kishte kërkuar edhe përfshirjen e Serbisë në hetime, por që Kosova e ka refuzuar një gjë të tillë.
Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit përveç disa fakteve që janë gjetur për veturën që është përdorur në atentat.