Ka njerëz të cilët janë të gatshëm që të marrin pushim nga puna pasi që ata e meritojnë mirëpo kanë frikë se çka do të ndodhë në mungesë të tyre.
Mark Douglas, shef i kompanisë së marketingut SteelHouse ka hasur në këtë problem. Ai i i tha punonjësve të tij që mund të marrin pushim sa herë që koha ishte e përshtatshëm mirëpo shumë prej tyre nuk e dinin se si të reagonin.
Pastaj Mark kishte një ide. Pse të mos paguante punonjësit e tij që të shkonin në një pushim kudo që ata duan për të? Kjo në vetvete nuk është një lëvizje shumë e çuditshme por në këtë rast Mark kishte në mendje që do tu paguanter punonjësve të tij një bonus prej 2000 dollarësh që ai i shpenzon vetëm në kohën e lirë.
Me fjalë të tjera në qoftë se ju punoni për kompaninë Markut një herë në vit ju mund të shkoni kudo që ju dëshironi dhe të bëni çfarë të doni atje. Sigurisht disa njerëz i duan bonuset që ti marrin pa shkuar në pushim. Por Mark nuk dëshiron të bëj kompromis për këtë çështje.
“Unë në fakt dua që ju të udhëtoni diku dhe të kaloni kohë të mirë”, këmbëngul ai.
Rezultatet e idesë së tij flasin mjaft shumë. Për tre vitet e fundit vetëm pesë persona nga 250 të punësuar janë larguar nga kompania dhe ata tre e bënë këtë për arsye të që nuk kanë të bëjnë me punë. Poashtu pas pushimeve të tyre “bonus”, punonjësit e Markut kthehen me rezerva të reja të energjisë dhe produktiviteti i tyre është shumë më e lartë.
Mark beson se kompanitë tjera do të bënin mirë të imitojnë idenë e tij. Ai beson se të gjithë ata duhet të të pranojnë se kjo ide është e mirë dhe nuk duket si një plan i çmendur që kërcënon suksesin e tyre.
“Kjo është një gjë për t’iu thënë punonjësve tuaj se keni tre javë kohë pushimi, siç bëjnë në shumicën e kompanive. Dhe poashtu kjo është një tjetër gjë kur ju i njoftoni punonjësit se ju u keni dhënë disa para dhe tu thoni se në qoftë se i përdorni për pushimet e juaja atëherë ato thjesht të treten. Kjo është një mënyrë më efektive për të bindur punonjësit tuaj se sa e rëndësishme është që të marrin një pushim”, thotë Mark.