Ka nisur paraditen e sotme raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, në qytetin e Korçës. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë takuar në orën 10:00 të së dielës, për të vijuar bisedimet e nisura prej dy ditësh.
Më herët, ministri Bushati tha se “kjo e diel pritet të jetë një ditë e rëndësishme për bisedimet mes dy vendeve”.
Sipas gazetës “Panorama”, në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve, do të ketë një deklaratë të përbashkët zyrtare për rezultatet e bisedimeve, shkruan Lapsi.