Tre drejtuesit e shtetit, presidenti i vendit, Hashim Thaci, kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk do të tërhiqen deri në shfuqizimin e Gjykatës Sepciale.
Gazeta Blic nga burime të saja brenda Qeverisë së Kosovës ka marrë vesh se drejtuesit e shtetit nuk ka hequr dorë nga tetntativa për shfuqizimin e kësaj gjykate, edhe pse presioni ndërkombëtar është rritur kundër tyre.
Mos tërheqja e tyre është rikonfirmuar edhe në një takim të gjatë të para disa ditëve, që kanë pasur këta drejtues të vendit.
Madje, sic mëson Gazeta Blic as Veseli nuk është tërhequr, përkundër që në një letër publike kishte theksuar se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.
“Në këtë takim Hashim Thaci me cdo kusht ka insistuar që të shfuqizohet Gjykata Speciale. Në anën tjetër, Veseli është zotuar se nuk do t’u kërkoj deputetëve të PDK-së që t’i tërheqin nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale”, thonë këto burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Në anën tjetër, Haradinaj vazhdon të jetë këmbëngulës se kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin.
Edhe javën e kaluar kishte dështuar Kryesia e Kuvendit që të thërras seancën e jashtëzakonshme, që e kishin kërkuar 43 deputetë, ku kërkohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale.
Ngjashëm sikurse më 22 dhjetor, edhe të mërkuren e javës së kaluar, shkak i dështimit të thirrjes së seancës ishte kourumi në Kryesinë e Kuvendit.
Në anën tjetër, ambasadori amerikan si kurrë më parë ishte i qartë në deklaratën e tij.
Ai kishte paralajmëruar pasoja të mëdha për ata deputetë që e votojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Deklarata e plotë e tij:
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të kundërtën, ai ka thënë se politikanët që do të përballen me pasoja të rënda.
“Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra” ka deklaruar Delawie. Këto komente ai i ka bërë në ditën kur Kryesia e Kuvendit po vendosë nëse do të përfshijë për seancën e radhës së Kuvendit nismën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Dëshiroj të flas me ju, qytetarët e Kosovës se përse Gjykata Speciale është kaq e rëndësishme për Kosovën dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që kanë në fuqi për të siguruar që gjykata ta përfundojë mandatin e saj”, ka thënë Delawie.
Kosova e ka bërë këtë Gjykatë, vazhdoi Delawie, për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata persona që janë akuzuar se kanë kryer krime kundër individëve të tjerë, gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri.
“Kosova ka luftuar më 1999 dhe ne kemi qëndruar pranë jush, kemi qëndruar me viktimat, kemi qëndruar përkrah drejtësisë. Askush nuk do të mundet ndonjëherë t’i rishkruajë librat e historisë për fushatën e krimeve mizore të Republikës Federale të Jugosllavisë, por realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, për çka edhe duhet të japin llogari”, ka theksuar ambasadori amerikan.
“Kjo është përse duhet Gjykata Speciale. Viktimat, rastet e të cilave mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale përfaqësojnë shumë etni, shqiptarë, romë, serbë e tjerë dhe të gjithë kanë qenë kosovarë. Andaj të gjithë meritojnë trajtim të barabartë para ligjit”, theksoi ai.
“Kjo Gjykatë na intereson sepse ndërhyrja e jonë më 1999 ishte e bazuar në idenë se krimet e luftës ndaj kujtdo, ishin sulm ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe mbajmë në mend vuajtjet e një milion kosovarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, të strehuar nëpër male apo përtej kufirit maqedonas. Dëshironim drejtësi për ta. Ushtarët amerikanë vënë jetën e tyre në rrezik për ta mbrojtur atë parim dhe ua kemi borxh që të vazhdojmë ta mbrojmë këtë parim edhe sot”, ka thënë ambasadori amerikan.
Ai tha po ashtu, se Gjykata nënkupton se Kosova nuk mund të jetë vend i tillë ku mosndëshkimi do të ishte normë.
“Ta pranosh ketë realitet do të nënkuptonte kthim në udhëheqin e stilit të epokës së Millosheviqit të cilën një gjeneratë e qytetareve kosovar kanë luftuar për ta rrëzuar”, theksoi ai.
“Gjykata Speciale në intereson, sepse duam që Kosova ta marrë vendin e saj si shtete evropian duke ju bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndryshimi apo zhbërja e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe demonstrimi i përbuzjes për sundimin e ligjit do ta vë Kosovën mbrapa me vitet të tëra në integrimin e saj drejt institucioneve evropiane”, vijoi ambasadori amerikan.
Në vijim, Delawie u është përgjigjur edhe pohimeve të disa liderëve në Prishtinë, se punën e Gjykatës Speciale mund ta marrin sipër edhe institucionet vendore të drejtësisë. Por, ai ka hedhur dyshime.
“Ne kemi investuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, por ky sistem ende nuk e ka demonstruar që është i aftë që të ndajë drejtësi në rastet e profilit të lartë dhe dëshmitarët vazhdojnë që të jenë subjekt i frikësimeve, kërcënimeve dhe dhunës. Ende nevojitet një mekanizëm i jashtëm. Drejtësia për viktimat ka pritur kohë të mjaftueshme”, tha Delawie.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ë Kosovës që të këmbëngulin që udhëheqësit e tyre ta mbrojnë të drejtën për drejtësi.
“Pyetini, çfarë lloji dëshironi që Kosova të bëhet. A dëshironi që Kosova të bëhet vend ku sundimi i ligjit nuk aplikohet për ata që kanë pushtet, fuqi apo miq politikanë? A dëshironi që Kosova të jetë një vend i tillë, ku kriminelët nuk përballen me asnjë pasojë për krimet e tyre? A dëshironi që Kosova të mbetet prapa, kur të tjerët t’i bashkohen Bashkimit Evropian?”, ka shtruar dilemat dhe pyetjet ai.
“Apo, a mos dëshironi që Kosova të jetë ai vend ku respektohet sundimi i ligjit, ku mbrohen të drejtat e viktimave dhe e cila e merr vendin e vet të duhur si anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare në aleancë me vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Delawie.
“Ky është vizioni im për vendin tuaj, për të ardhmen e vendit tuaj. Nëse e ndani këtë vizion, atëherë qëndroni përkrah drejtësisë, qëndroni krah viktimave, qëndroni bashkë me mua kundër kësaj përpjekjeje për ta zhbërë përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale. Kjo është krejt ajo çka unë dëshiroj për Kosovën, që Kosova të ketë sukses si një vend i drejtë, i pranuar dhe me prosperitet”, ka deklaruar në fund Delawie.
Ndërkaq, kreu i PDK-së, Kadri Veseli kishte dhënë këtë deklaratë për media, ku kishte dalë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Megjithatë, sipas burimeve të Gazetës Blic, ai ka theksuar se nuk do të kërkoj nga deputetët e partisë së tij që të tërhiqen nga iniciativa për shfuqizimin e kësaj Gjykate.
Në vazhdim, Gazeta Blic ja u sjell të plotë edhe shkrimin e ‘tërheqjes’ së Kadri Veselit:
Mbi dramën e Gjykatës Speciale
Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj!
Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë.
DramaKy shkrim është bërë gati për botim disa ditë para festave të fund vitit që shkoi.
Arsyeja pse publikimi u la pas festave ka të bëjë me faktin që ditët festive të qytetarëve të mos ngarkohen edhe më shumë më temat e rënda të politikës kosovare.
Edhe ashtu, duhet pranuar, politika në Kosovë, me inatet, mllefin dhe energjinë negative të aktorëve të ndryshëm të saj, është bërë barrë e rëndë për jetën e qytetarëve tanë.
Dita e 22 Dhjetorit ishte një ditë dramatike. Dramacitetit të saj, padyshim, i kontribuuam të gjithë, ne që jemi në politikë dhe të tjerët që flasin e shkruajnë për politikën nga pikëvështrime dhe interesa të ndryshme të ditës.
Iniciativa e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e një gjykate kontraverse, nxiti reagime shpërthyese në qarqe politike dhe ato të spekulimit të lirë medial.
Përveç disa shqetësimeve të karakterit pragmatik, asaj nate nuk i mungoi edhe aktrimi politik dhe shfaqjet e mllefit e të revanshizmit tipik ballkanik.Si rrallë herë, forcat politike morën pozicionime të qarta brenda dramës që po ndodhte.LDK-ja, tradicionalisht apatike, atë natë ishte hiperaktive.
Dukej hapur se donte të shfrytëzonte momentumin e “qëndrimit të fortë” kundër, të ndërkombëtarëve ndaj iniciativës, për t’u dhënë goditje “armiqve të vjetër të kohës së luftës”, të cilët po tentonin “të ndalnin” Gjykatën Speciale.
Natyrisht, në prapavijë të këtij qëndrimi të LDK-së, nuk gjendej asgjë tjetër, veç idesë se goditja e kundërshtarëve të saj nënkupton avantazh për rikthimin në pushtet.
Gjithçka tjetër ishte thjeshtë cinizëm dhe retorikë boshe, përfshirë edhe atë për zgjidhjen e rasteve të rënda të krimeve politike ( ende të pa cilësuara kështu nga ndonjë verdikt gjykate).Në anën tjetër, partia Vetëvendosje, aq shumë e vetëshpallur si revolucionare dhe e padëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve, atë natë dha shembullin e një dëgjueshmërie ekstreme.
Një kërcim i madh revolucionar nga “idealizmi i pakompromis” në oportunizëm brutal. Kuptohet, për një arsye të vetme: Gjykata Speciale si mundësi për të ardhur në pushtet.Këto qëndrime të opozitës, si dhe alarmi për fundin e botës nga individë të politizuar brenda shoqërisë civile e mediave, treguan qartë se kush jemi e çfarë jemi për njëri-tjetrin!!!
Për më tepër, zhvillimi i befasishëm i ngjarjes atë natë, dëshmoi një të vërtetë të pathënë deri atëherë se entuziazmi për Gjykatën Speciale nuk ishte vetëm kërkesë dhe dëshirë e jashtme. Fatkeqësisht, ishte edhe kërkesë e brendshme e luftës politike për pushtet dhe revanshit inatçor!22 Dhjetori si mësimNata e 22 Dhjetorit ishte e pazakontë.
Edhe pse e kaluar tanimë, ajo duhet të mbetet mësim për të gjithë ne!Së pari iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër!
Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!
Një gjë na e ka mësuar jeta: kur fillon diçka, duhet të marrësh përgjegjësi e kjo nuk bëhet duke i ikur asaj.
LDK-ja në anën tjetër duhet ta kuptojë se mundja e kundërshtarëve politikë, përmes gjykatave, nuk është rruga e duhur drejt pushtetit.Nevoja e ndriçimit të krimeve kundër veprimtarëve te LDK-së, si dhe krimeve tjera të kryera në Kosovë, ende të pazbuluara, është domosdoshmëri dhe interes nacional.
Nuk është vetëm i LDK-së, por i gjithë Kosovës!E kam thënë në Kuvend dhe po e përsëris: PDK-ja do t’i jap përkrahje çdo veprimi, iniciative apo kërkese për t’i shkuar deri në fund këtij qëllimi, por trajtimi i tyre si kapital partiak për të marrë e mbajtur pushtet, do të mbetet një nga segmentet më të rënda të imoralitetit politik në Kosovën e pasluftës.Për më tepër, LDK-ja, hiç një mandat, gjithë kohën pas 1999, ka qenë në pushtet në Kosovë dhe nuk ka bërë asnjë hap konkret për ndriçimin e këtyre vrasjeve dhe vendosjen e drejtësisë.
Në anën tjetër, partia Vetëvendosje, duhet ta kuptoj se ka edhe truqe në politikë, por kjo nuk do të thotë se krejt politika është mashtrim. Rebelizmi i tyre politik, do të duhej t’i shërbente forcimit të shtetit, e jo shkatërrimit të tij, siç e kemi parë deri me tani.
Natën e 22 Dhjetorit, kjo parti, frikshëm, ka dëshmuar se sa manipuluese dhe joparimore është në qëndrimet e veta politike!
Në ditët e fundit falsiteti i retorikës parimore të tyre është bërë kryetemë e mediave.Për partnerët perëndimorëPartnerët tanë perëndimorë janë pjesë pozitive e rrugëtimit drejt lirisë dhe shtetbërjes sonë.Orientimi ynë perëndimor është i plotë dhe pakushte. Ky orientim nuk është vetëm përcaktim gjeostrategjik. Është identitet kombëtar gjithashtu, prandaj nuk ka nevojë që të testohemi në këtë drejtim dhe në fragjilitetin aktual të ekzistencës sonë shtetërore.
Nuk mund të trajtohet Kosova si shtet pa shtet, e as vonesat në përmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk mund të shndërrohen në gjendje të përhershme.Jonormaliteti i shndërruar në normalitet, është formulë e paqëndrueshmërisë dhe ushqim për tensione të vjetra.
Kosova ka nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, në mënyrë që nga gjendja aktuale e vendnumërimit- të ecim përpara, e jo t’u japim shpresa forcave të errëta që duan ta kthejnë pas historinë dhe ta zhysin përsëri Ballkanin në paqartësi dhe jostabilitet.Kosova i ka problemet e saj reale, por ekzagjerimi i tyre për të arsyetuar izolimin e saj është i papranueshëm. Politika e standardeve të dyfishta është e pajustifikueshme.
Ajo nuk i ndihmon askujt që dëshiron ta shoh Ballkanin pjesë integrale të strukturave euro-atlantike.
Për Gjykatën Speciale Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!Qëndrimi im ndaj saj mbetet ai që e kam thënë në Kuvend tash e dy vite më parë. Nuk kemi mundur ta ndalnim as atëherë.
22 Dhjetori vetëm e dëshmoi këtë! Por, krejt çfarë ne mundemi, është të mos jemi aq entuziastë e naiv në pritshmëri joreale dhe të mos ushqejmë shpresa hakmarrëse.Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual.
Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë.
Në këtë kontekst, bashkëluftëtarëve të mi, u them që të vazhdojnë të jenë të qetë dhe dinjitoz, siç kanë qenë gjithmonë.
Të jemi krenarë, jo vetëm me luftën që kemi bërë dhe suksesin që kemi arritur, por të mundohemi të bëjmë edhe më shumë për shtetin e Kosovës.Askush nuk do të mund të na turpëroj për luftën që kemi bërë, e më së paku Gjykata Speciale. Këtë mund ta bëjnë vetëm egot personale për përfitime apo librezat e rrejshme të veteranëve.
Për fundNga gjithë këto histori negativiteti, ne duhet të nxjerrim diçka pozitive në fund. Qartësisht, ne po i afrohemi një momenti që mund ta quajmë fillimi i fundit të manipulimeve të mëdha në Kosovë.
Është paguar dhe po paguhet goxha çmim për gjithë këtë. Sfida imediate që kemi përpara është kjo: A mundemi të dalim nga qarku vicioz i këtyre viteve të fundit?Gjithsesi se po!Është koha për t’i bërë ndryshe gjërat.
Së pari, opinioni, qytetarët dhe shoqëria jonë në përgjithësi, kanë nevojë që ne si klasë politike të defaktorizojmë inatin si motor të mendimit e veprimit politik.Nuk mund të ecim tutje të dominuar nga psikologjia e emocioneve negative të inateve personale, mllefit, urrejtjes dhe qasjes përjashtuese. Ka ikur njëherë e përgjithmonë koha e individëve që duan të bëhen heronj duke treguar se kush janë tradhtarët.
Së dyti, duhet përfundimisht të gjejmë gjuhën e përbashkët të konsensusit nacional për kursin që do të marrë vendi, për përmbylljen e shtetformimit, për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndërmarrjen e një vettingu gjithëpërfshirës për zyrtarët e lartë të shtetit dhe hapjen e perspektivës ekonomike për qytetarët e Kosovës.Se bashku mund të nisim një agjendë pozitive dhe zhvillimore për vendin tonë.
Është e domosdoshme ta bëjmë.E gjithë historia e popullit tonë është e mbushur me dëshmi që na tregojnë se në kohë momentesh të vështira janë lënë anash inatet për t’i dhënë rast bashkimit.Sot është momenti të dëshmojmë, më fuqishëm se kurrë, se jemi përfaqësues të denjë të këtij populli krenar.