Vulin: Vizita e Vuçiqit dëshmoi se Serbia nuk heq dorë nga Kosova

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ka treguar se shteti serb nuk do të lëviz nga Kosova.

Vulin ka theksuar se Vuçiq ka dëshmuar se shteti i Serbisë nuk është duke menduar të heq dorë nga Kosova dhe do të kujdeset për çdo person që jeton në territorin e saj.

“Kjo është politika jonë, një politikë që vetëm e forcon pozitën e Serbisë në Kosovë”, është shprehur ministri serb, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar Vuçiq është me të vërtet një burrë shteti që Serbia nuk e ka pasur qe një kohë të gjatë, duke shtuar se ai ka treguar ‘dashuri të sinqert ndaj çdo serbi që jeton në Kosovë’.

Sipas tij, të qenit me qytetarët serb në Kosovë këto ditë shtë e vështirë por edhe e ndershme.

“I tërë komuniteti ndërkombëtar e ka ndjekur nga afër vizitën dhe konkluzionet kanë treguar se serbët janë unik, të fortë dhe askush nuk do të jetë në gjendje të marrë vendime pa hir të tyre”, ka përfunduar Vulin./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme