Vrasja e Ivanoviq: Rada Trajkovic e trondit Serbinë

Dragan Sutanovac, lideri i Partisë Demokratike Serbe dhe ish ministër i mbrojtjes i Serbisë ka publikuar në rrjetin social Facebook se prof. Dr. Rada Trajkovic sot mbajti ligjërata se si duhet të sillet dhe flet çdokush i cili e ka me rëndësi sigurinë dhe prosperitetin në Kosovë.

Derisa të tjerët e kanë ulur kokën dhe heshtin , ajo nuk dorëzohet! Ai edhe shprehë përkrahjen për Trajkovic’in të cilën e quan heroinë.

Përndryshe Rada Trajkovic ishte në një TV emision në të cilin ishin mysafirë: Milovan Drecun nga PPS, Vojislav Seselj, kryetari i PRS, Bozidar Spasic, ish shefi i ekipit special i Shërbimit të sigurisë shtetërore dhe Dejan Vuk Stankovic, analist politik, iu drejtua kryetarit serb Aleksandar Vucic dhe e “turbulloi” Serbinë.

“Dëshiroj ta lus kryetarin Vucic, kur vjen në Kosovë t’i mbedhë të gjithë serbët, e jo vetëm ata të cilët i përgjigjen atij. Dhe aty do t’i kisha propozuar, nëse ndonjëherë do të kem rastin të flas me të, që ata të cilët do të jenë gjithqysh në tregim, dhe me çfarë do të spekulohet, e ajo është mafia e cila është e fortë, e cila i ka dyert e hapura në Beograd, që së pari ajo të largohet, që t’i kthejmë të gjitha institucioneve. Dhe mos më thuani që kushdo do të mundohet që shpejtë t’i gjejë vrasësit e Oliver Ivanovic’it, dhe shtoi:

“Unë kam mbajur ligjërata studentëve të mi, të gjithëve iu është mbyllur goja. Ata nuk guxojnë të flasin për ardhmërinë e tyre. Frikësohen… I frikësohen mafisë serbe në Mitrovicë. Dhe unë gjithmonë bërtas dhe kundërshtoj, iu them “Çfarë gjenerate jeni ju, ngrituni dhe flisni”. E kam kritikuar Oliverin që u nis në zgjedhje, i kam thënë ta ruaj veten dhe familjen e vet, i nevojitesh njerëzve të tu, djalit të vogël i cili nuk mundet pa të, tre djemëve të mëdhenj. I kam thënë “Do të të vrasin”. E ai më tha: “Nuk mundem Rado, që t’iu marrë fytyrën, më duhet të luftoj. Nëse dëshirojnë të më vrasin, do të më vrasin, unë këtu nuk mund të bëjë asgjë”. Kam ardhur këtu ta nderojë Oliverin, e jo të tregohen tregime të mëdha konspirative. Ju falemderit që kisha mundësinë të them atë çfarë mendojnë serbët nga Kosova, të cilëve iu është mbyllur goja. Kërkojë liri për serbët, që të flasim lirshëm, që mos të na largojnë ata të cilët mendojnë ndryshe. Oliver është emër i madh, emër i cili hap dyert e botës”, ka theksuar Trajkovic.

Ky fjalim u bë hit në rrejtet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme