Gjuriç: “Trepça” është e Serbisë, s’do ta lejojmë të kalojë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se autoritetet në Prishtinë përmes Projektligjit për “Trepçën” duan të shtetëzojnë fabrikën, por kjo, sipas tij, nuk ka për të kaluar, dhe se Beogradi do të mbrojë atë në çdo mënyrë.

Ai shtoi se është një përpjekje e riaktivizuar nga viti i kaluar, kur autoritetet e Prishtinës përmes një ligji të veçantë për “Trepçën” u përpoqën të shtetëzojnë “Trepçën” që hoqi pronarët e ligjshëm, Fondin e Zhvillimit Serb dhe kreditorët e tjerë, shkruan “Tanjug”, transmeton “lajmi.net”.

Ai kujton se Beogradi në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që për “Trepçën” dhe për prona të tjera, të diskutohet në Bruskel, por sipas tij, këto kanë hasur në “vesh të shurdhër të institucioneve të Prishtinës”.

Ai tha se Projektligji për “Trepçën” u shfaq nga askundi dhe nuk është diskutuar me përfaqësuesit serbë.

Gjuriq shtoi se pala serbe është duke u përpjekur për të nxitur bisedimet, sepse çështja e pronës, siç vlerëson ai, duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, për shkak se ajo është një pasuri e Fondit për Zhvillimin të Serbisë, por edhe disa kompani të huaja, që janë aksionarët.

“Problemi më i madh dhe sfida më e madhe nuk janë vetëm në qindra miliona, ndoshta miliarda euro, problemi është më shumë se 3 mijë të punësuar, të drejtat e të cilëve janë shkelur. Qeveria serbe do të mbrojë interesat e tyre dhe nuk do të lejojë askënd të largohet”, tha Gjuriçi

I pyetur nëse ai do të shkojë në Kosovë, pasi ai ishte ndaluar hyrja, Gjuriq ka thënë se ai do të shkojë dhe se askush nuk mund ta mohojë atë.

Kur ka mbetur edhe 1 muaj deri në kalimin e afatit për likuidimin e “Trepçës”, kryesia e Kuvendit ka vendosur që këtë të premte të diskutohet për këtë ndërmarrje.

Por, vendosjen në rend dite kryesia e ka bërë pa e pasur para vetes Projektligjin, i cili ende nuk ka kaluar në Qeveri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme