Hoxhaj thotë se Kosova duhet të ketë datë konkrete për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendosjen e një date për hyrje në Bashkimin Evropian.

Ai tha se duhet të mbështetet një strategji e BE-së që tregon se kur Kosova mund të jetë pjesë e saj.

“Ka një datë konkrete që deri në vitin 2015 Serbia dhe Mali i Zi, nëse i përmbushin kushtet, do të bëhen pjesë e BE-së. Kur vjen fjala te Kosova ka një konstatim të përgjithshëm”.

“Strategjia ofron kushte dhe kritere të cilat dihet t’i përmbushin vendet e rajonit mirëpo për Kosovën as kushte e as afat. Progresi i Serbisë në anëtarësimin në BE lidhet ngushtë me bisedimet me Kosovën por kjo nuk  lidhet askund me Kosovën” ka deklaruar Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.

Ai tha se Kosova mund të shkoj në një status quo pa plan konkret se ku mund të jetë deri në vitin 2025.

Kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në kanë ngecur si pasojë e pesë shteteve anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme