Specialja shkon në Qeveri, Veseli thotë se vepruan në bazë të rregullores

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka konfirmuar se iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i është dërguar Qeverisë së Kosovës.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores, iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i është dërguar qeverisë”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, raporton lajmi.net.

I pyetur se kur do t’i dërgohet demarkacioni Kuvendit, ai ka thënë se ende nuk kanë asgjë pasi Komisioni Parlamentar nuk ia ka sjellë Projektligjin Kryesisë në kohën e duhur.

Veseli ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës së radhës do të jetë më 25 janar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme