Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, deklaroi se “respekton fuqimisht” deklaratën e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, lidhur me atë se çfarë mbështetje kam unë në Kosovë, duke vënë në spikamë se deklaratat e tilla ishin dhënë edhe për mbështetjen ndaj Oliver Ivanoviqit.
Duke reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit dhënë medieve serbe, Trajkoviq përsëriti se ai “respekton fuqimisht deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke pasur parasysh pozicionin dhe aftësinë e tij për të gjetur se çfarë lloj mbështetjeje kam në vend dhe që ajo të arrijë në 0.0001 për qind”, transmeton RTK
“Fatkeqësisht, realiteti tregon se nga mbështetja e tillë deri te Aleja e Madhe në Varrezat e Reja është rrugë e shkurtë”, deklaroi Trajkoviq.
“Ndërkaq populli që janë mbledhur për ta përcjellë në varr, Olliver Ivanoviqin e vrarë, i cili gjithashtu ishte karakterizuar si një njeri pa mbështetje politike, vërtetoi se sa ishte i rëndësishëm për të gjithë ne, serbët e Kosovës”, shtoi Rada Trajkoviq.