Rama: Nuk jam befasuar nga vendimi i Ivanovit për Ligjin e përdorimit të gjuhëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se nuk ndjehet i befasuar nga mos-dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov. Rama shton se do ishte surprizuar nëse Ivanov do ta bënte të kundërtën. Ai demantoi akuzat e Ivanov ndaj Shqipërisë, duke theksuar se Shqipëria posedon agjendë publike për politikë të jashtme.

”Nuk kishte surprizë për mua sepse qëndrimi i Presidentit ishte i njohur edhe më parë dhe do të ishte surprizë nëse Presidenti do ta kishte dekretuar ligjin, por kjo nuk do ta pengojë ligjin që të bëhet ligj. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Ai ka shtuar se Shqipëria nuk ka agjenda të fshehta dhe se agjendat janë të hapura.

“Ne nuk kemi agjenda të fshehta. Agjendat tona janë publike dhe kur ka rritje temperaturash me fqinjët, zbatojmë politikë të re të jashtme që ka dinjitet dhe atë pa ndonjë dallim nëse jemi shtet i vogël, ose jo, sepse në tavolinë jemi të barabartë”, ka deklaruar Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme