Surroi sqaron arsyen pse kërkoj nga institucionet e Kosovës të jenë të pranishme në varrimin e Oliver Ivanoviqit!

Veton Surroi ka folur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, dhe për kërkesën e tij që një delegacion nga Kosova të jetë pjesëmarrës në varrimin e tij, raporton Gazeta Blic.Surroi në “Debat D”, të rtv Dukagjinit ka thënë se ai ka kërkuar nga Republika e Kosovës që ta kryej punën e saj meqë Ivanoviq ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.“Ky ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës të shkonte dhe të thoshte se ky njeri ka qenë deputet i Kosovës dhe detyra jonë është të jemi të pranishëm në varrim, në cilindo shtet qoftë”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

“Reagimet e para kanë qenë se si të shkohet në varrimin e një krimineli, unë kam folur si shtet cilat janë detyrat tona”, është shprehur ai.
Publicisti ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq është vrasje politike.“Cka do që të ketë ndodhur vrasja e tij konsiderohet vrasje politike e sidomos kur ndodh në një pjesë si në Veriun e Kosovës ku nuk funksionojnë institucioneve”, tha ai.Tutje Surroi ka thënë se shteti i Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për vrasjet që kanë ndodhur.“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga shteti i Serbisë”, tha ai.Duke folur për Ivanoviqin, ai e ka përshkruar atë si personazh kundërthënës.“Është personazh kundërthënëse ai asnjë moment nuk ka qenë ithtar i Republikës se Kosovës”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme