Kosova ka parë më shumë skandale se kurrë më parë gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së vendit nga Ramush Haradinaj.
Kështu ka vlerësuar Veton Surroi, ish-kryetar i partisë së dikurshme Ora.
“Kjo Qeveri ka krijuar më shumë befasi, çdo ditë, sa që çdo befasi e ka lënë mënjanë befasinë e mëparme”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjimi.
“Përderisa një pjesë e opinionit publik është marrë me numërimin e ministrave e zëvendësministrave, e njëjta qeveri fali në formë joligjore, jokushtetuese, borxhin prej 58 milionë euro ambalazhuesve të ujit, dha para për pjesëmarrësit e grupit të Kumanovës”, ka kujtuar Surroi.
“Mori vendime për ngritje të pagave që janë po ashtu në kundërshtim me ligjin, dhe në fund mori një vendim që ka gjasa të jetë më i dëmshmi për vendin, kjo është kontrata për termocentralin Kosova e Re”, ka vlerësuar publicisti.