A po u refuzohen vizat deputetëve për shkak të Speciales dhe Demarkacionit?

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të pezullojë të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit deri më 20 shkurt të këtij viti, pa treguar arsyet e këtij vendimi.

Artan Murati nga KDI, thotë për Arbresh.info se nuk e përjashton mundësinë që procedimi i Demarkacionit dhe Projektligjit pwr shfuqizimin e Gjykatës Speciale gjatë kësaj kohe të bëhet në Kuvend dhe deputetëve u kërkohet që të jenë të pranishëm.

“Faktikisht arsyeja zyrtare nuk dihet por ajo që është folur në kryesi ka qenë që deputetët me qenë këtu për shkak të seancave, mirëpo kjo shumë lehtë mund të lidhet me iniciativën për Specialen në rast se Qeveria jep një opinion dhe kjo procedohet shumë shpejtë në Kuvend në mënyrë që deputetët të jenë të pranishëm këtu, ose edhe për çështjen e demarkacionit. Nuk e përjashtoj mundësinë që deputetë me qenë këtu se munden shumë shpejtë me u procedu këto dy çështje ose demarkacioni ose kjo puna e Speciales dhe kërkohet që me qenë deputetët e pranishëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, analistët në vend këtë vendim të kryesisë e shohin si të drejtë, por se vlerësojnë se pas kësaj date mund të shkohet edhe në zgjedhje.

Politologu, Gurakuç Kuçi thotë për Arbresh.info se kryesia e Kuvendit ka një përbërje anti-Haradinaj dhe nuk ka asnjë përfaqësues nga AAK-ja dhe Nisma.

Sipas tij, edhe çështjes së Gjykatës Speciale edhe asaj të Demarkacionit duhet tu jepet epilog.

“Çdo epilog i tyre ka rrethanat që nuk janë në favor të qeverisjes aktuale, dhe deputetët u urdhëruan që të mos largohen nga vendi deri me 20 shkurt, gjë që nuk besoj se do kemi qeverisjen e njëjtë edhe pas 20 shkurtit. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja me asnjë parti stabile dhe me asnjë politikan të aftë, por vetëm njerëz që vënë interesat personale para çdo interesi shtetëror dhe përgjegjësie politike”, ka thënë ai.

Lajmin për këtë vendim e ka bërë të ditur monitoruesi i Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi pa treguar detaje të këtij vendimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme