Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e paralajmëruar të mbahej dje, është shtyrë për sot.
Në seancën e sotme plenare, e cilat pritet të nis pas pak, pikë e fundit e rendit të ditës është interpelanca e Haradinajt, e cila vije pas kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Ndonëse sot Haradinaj sipas një njoftimi do të vizitoj Komunën e Rahovecit në ora 14:00, ai megjithatë do të marr pjesë në seancë.
Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Po, do të marr pjesë në seancë”, ka thënë shkurt Haradinaj pë Indeksonline.